Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për vizitën e tij të dielën në qytetin e Kharkiv, udhëtimi i tij i parë jashtë rajonit të kryeqytetit që nga pushtimi rus.

“Kharkovi pësoi goditje të tmerrshme nga pushtuesit. Ndërtesat e zeza, gjysmë të rrënuara të apartamenteve kanë pamje nga lindja dhe veriu, nga ku gjuante artileria ruse, ku po arrinin avionët luftarakë rusë,” tha Zelensky.

Ai tha se kishte shkarkuar kreun e SBU-së rajonale, i cili, sipas tij nuk punoi për të mbrojtur qytetin që në ditët e para të pushtimit dhe se mendonte vetëm për veten e tij.