Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy  i ka kërkuar popullit bjellorus që të  mos lejojë që Minsku të  tërhiqet në luftë nga Rusia, pasi raketat që bombarduan dje territorin e Ukrainës vinin nga Bjellorusia.

 “Sot dua t’u drejtohem – tha Zelensky në video-mesazhin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, të cituar nga agjencia UNIAN – qytetarëve të Bjellorusisë. Popullit, si civilë ashtu edhe atyre me uniformë. Ju jeni përfshirë në luftë. Dhe madje edhe më aktivisht sesa ju ishit në shkurt dhe në pranverë. Kremlini ka vendosur tashmë gjithçka për ju: jeta juaj nuk është asgjë për ta. Ju nuk jeni skllevër dhe mos lejoni që Rusia t’ju përdor mish për top. Ju nuk duhet të vdisni. Dhe nuk mund të lini askënd të vendosë për ju.” .