Blerim Destani është një nga aktorët më të talentuar shqiptar, i cili ka korrur sukses të paparë jashtë kufijve shqiptarë duke u bërë i njohur sidomos në perëndim. Dy vite më parë ai na bëri të gjithëve krenarë, me rolin në ‘The Poison Rose’ ku u shfaq përkrah dy aktorëve me famë botërore John Travolta dhe Morgan Freeman.

Pas kësaj, ishim të bindur se shkallët e suksesit për 39-vjeçarin do ishin në ngjitje teksa ai na ngriti zemrat peshë në dhjetor të 2019. Në një foto të publikuar në Instagram, ai shfaqej me Robert De Niron duke bërë shqiponjën, gjesti simbolik shqiptar, gjatë xhirimeve të filmit “The comeback Trail”, duke na konfirmuar se do luajë krah tij.

Ndërkohë sot ai ka zbuluar se ka nisur punën për një projekt të ri dhe po bashkëpunon sërish me mera shumë të famshëm të Hollywood-it. Blerim Destani ka zbuluar ditën e sotme se është bërë pjesë e kastit të aktorit të filmit “Rebel”, me regji të Adil El Arbi dhe Bilall Fallah.

Dy regjisorët e famshëm më herët kanë realizuar filmin e famshëm “Bad Boys for Life” dhe “Black”. Filmi i ri “Rebel” flet për jetën e një djali 13-vjeçar nga Maroku, Nassim, i cili kërkon identitetin e tij pas vdekjes së të atit. Teksa nëna e tij Leila përpiqet ta mbajë larg Karim, vëllait të tij më të madh, Nassim duhet të vendosë se si do të jetë gjithë jeta e tij edhe pse në një moshë shumë të re. Ndërkohë kasti i aktorëve nuk është bërë i ditur dhe ende nuk dihet çfarë roli do të ketë Blerim Destani në të.

icon style