Përplasja fizike mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet të PD në Elbasan, Luçiano Boçi ka ngjallur reagime të ndryshme.

Publikimi i pamjeve filmike ku duket zënka mes Boçit dhe Lucës për drejtuesin politik të Bindjes Demokratike në Elbasan, njëkohësisht kandidatin e kësaj force politike Erion Murataj është fyese që qytetarët elbasanas të kenë si mundësi zgjedhjeje figura të tilla të vjetëruara politike.

Përmes një postimi në rrjetet socilale Murataj shkruan:

“Në 25 Prill mos i harroni këto pamje! Kjo është alternativa që politika e vjetër ju ofron . Ndiqeni me vëmendje këtë video” .

Mos harroni!

NUK KA LUFTË QË NUK FITOJNË TË RINJTË.