Home TEKNOLOGJI Zero roaming me Ballkanin në Europë

Zero roaming me Ballkanin në Europë

41

Në samitin e Ballkanit Perëndimor, që u mbajt javën e shkuar në Tiranë një njoftim dallonte nga të tjerët pasi nuk ishte i natyrës së përgjithshme e nuk projektohej  në kohën e ardhshme: Komisioneri për Zgjerimin Oliver Várhelyi deklaroi se duke filluar nga 1 korriku tarifat roaming në Ballkanin Perëndimor do të jenë zero. Pra përdoruesit e telefonave celularë nuk do të pagujnë më tarifa shtesë të kripura kur të telefonojnë nga një shtet tjetër i rajonit.

Siç tha  z. Várhelyi kjo u arrit në kuadrin e Tregut të Përbashkët Rajonal (Common Regional Market) të rajonit (ky i fundit është një produkt kryesor i Procesit të Berlinit të nismuar në v. 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel). Rol të veçantë, krahas Komisionit Europian, kishte luajtur edhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (Regional Cooperation Council) me seli në Sarajevë, i cili kishte koordinuar masat ndërmjet autoriteteve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Roaming zero  ka impakt të madh tek udhëtarët në rajon pasi celulari i sotëm nuk është telefoni i djeshëm por zyrë personale multifunksionale që punon vazhdimisht.