Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjinkuri, insiston se zgjatja e mandatit për organet e vettingut nuk ka nevojë për një marrëveshje politike me opozitën.

Nga Elbasani ai tha se ekziston një reformë e dakordësuar dhe nuk kërkohen ndryshime kushtetuese që rrjedhin si dakordësi e palëve politike.

Gjiknuri: Është një proces që ka nisur rrugën e tij, proces mbi palët dhe që kryesisht adreson një problem të ngritur për shkak të skadimit të një afati.Ka një marrëveshje, një reformë të dakordësuar ka dhe institucione të ngritura që po funksinojnë. Besoj që edhe me reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare do të jemi në gjendje tu zgjasim jetën këtyre organeve për të cilat kemi rënë dakord. Nuk kemi të bëjmë as me marrëveshje të re politike dhe as ndryshime kushtetuese që rrjedhin si dakordësi e palëve politike.