Dita e ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në Elbasan çoi sot në këtë qytet drejtuesin politik të PS për qarkun Damian Gjiknuri.

Ai zgjodhi të përcjellë një mesazh politik përmes fjalëve të themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali.

Gjiknuri: Më kujton fjalët e Ismail Qermalit kur thoshte se kjo kohë transformimi do të nxjerrë në pah tradhtarët dhe patriotët e vërtetë dhe historia secilit do ti japë vendin e tij. Këto fjalë mbeten të gjalla edhe sot kur Shqipërian është në ditët e mëdha të transformimeve.

Por sa krenar do të ishte Ismail Qemali 109 vite më pas për këtë Shqipëri që po braktiset nga të rinjtë?

Gjiknuri: Emigracioni është një fenomen në të gjitha vendet e Lindjes, në kufi të hapur është një fenoment normal që do të vazhdojë dhe është sfidë e shumë vendeve jo vetëm Shqipërisë.

Në aktivitetet e organizuara për këtë datë të rëndësishme të qytetit u vu re mungesa e Taulant Ballës, deputet i Elbasanit por edhe ish-drejtues politik i PS në këtë qark.

Gjiknuri pati këtë koment.

Gjiknuri: Pyeteni zotin Balla për këtë, mos më bëni më pyetje të tilla.