Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD po votojnë këtë pasdite për zgjedhjen e sekretariateve dhe nënkryetarëve të Partisë Demokratike. Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka tha se është plotësuar kuorumi i nevojshëm prej 207 anëtarësh për mbledhjen e këshillit.

Anetarët e Këshillit do të firmosin për prezencën e tyre manualisht dhe elektronikisht. Votimi do të jetë i fshehtë për të zgjedhur kandidaturat e miratuara në mbledhjen e Kryesisë së PD për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e PD. 

Menjëherë në mbyllje të votimit të fshehtë, numërimi do të bëhet në mënyrë transparente për publikun dhe median. Secila fletë votimi do të shfaqet në ekran dhe rezultati do të jetë në kohë reale. 

Për n/kryetar të PD-së dy vende, u propozuan 
z. Agron Shehaj
z. Oerd Bylykbashi
z. Belind Këlliçi
z. Luçiano Boçi
 
Për Sekretar të Përgjithshëm 
z. Flamur Noka
z. Arben Ristani
 
Për Sekretar për Organizatat Partnere 
Znj. Iliriana Kuçana
Megi Balliu
 
Sekretar për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave
Lediana Mandia
Andi Pustina
 
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Elda Hoti
Bislim Ahmeti

Sekretar për Organizimin
Ervin Minarolli
Aurel Bylykbashi

Sekretar për Integrimin Europian
Edmond Spaho
Lediana Fratari
 
Sekretar për Marrëdhënie Publike
Jola Hysaj
Sara Bodo
 
Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Lorenc Luka
Bedri Blloshmi
 
Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit
Tritan Shehu
Indrit Hoxha
 
Sekretar për Ligje dhe Çështje Elektorale
Ivi Kaso
Çlirim Gjata
 
Sekretar për Pushtetin Vendor
Dasho Aliko
Ylli Asllani
 
Gjykatësi i Partisë
Endira Bushati
Adriana Kalaja