Këtë të premte në selinë e Partisë Demokratike, është zhvilluar mbledhja e Këshillit Kombëtar për zgjedhjen e posteve të nënkryetarit dhe sekretariateve.

Përpara fillimit të mbledhjes, pjesëmarrësit në mbledhje mbajtën një minutë heshtje në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani i cili ndërroi jetë një javë më parë.

Gjithashtu mësohet se Bujar Nishani është shpallur kryetar nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, nisi në orën 17:00 me një fjalim të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili parashtroi nevojën e demokratëve për t’u reformuar në mënyrë që të vijojnë betejën e tyre me mazhorancën.