Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar për herë të parë pas rotacionit të bërë në Këshillin e Sigurimit dhe zgjedhjes së 5 shteteve të tjera si anëtarë jo të përhershme me një mandat 2-vjeçar.
Rusia shprehet e gatshme të bashkëpunojë me anëtarët e rinj në KS, mes të cilëve dhe Shqipëria.
Kujtojmë se javën që lamë pas Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, zëvendësuan në Këshillin e Sigurimit në OKB Vietnamin, Nigerinë, Shën Vincentin dhe Grenadinet, Tunizinë dhe Estoninë.
“Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj,” tha ministria. “Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t’i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale”, thekson MPJ e Rusisë sipas agjencisë “Tass“. Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhen anëtare të reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-sëmë 1 janar 2022. Ato do të zëvendësojnë Vietnamin, Nigerinë, Shën Vincentin dhe Grenadinet, Tunizinë dhe Estoninë, të cilët kanë qenë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga janari 2020″, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse.
fax web