Artisti i famshëm, Jay-Z ka ngritur një proces gjyqësor kundër fotografit Jonathan Mannion, duke e akuzuar atë për shitjen e fotove të tij dhe më pas duke përfituar nga ai pa lejen e tij.

Jay-Z punësoi Mannion si fotograf në mesin e viteve nëntëdhjetë, ndërkohë që ai shiti qindra foto të reperit.

Në një nga ato fotografi, reperi i veshur me një kostum dhe kapelë, duke mbajtur një puro, u bë kopertina e debutimit të rëndësishëm të Jay-Z më 1996 me “Reasonable Doubt”.

Në proces gjyqësor thuhet se Jay-Z kurrë nuk i dha leje Mannion të shesë ndonjë nga imazhet.  As Jay-Z nuk e autorizoi Mannion të përdorte emrin, ngjashmërinë, identitetin ose personalitetin e tij për ndonjë qëllim të caktuar.

Padia thotë se Carter i ka kërkuar Mannion të ndalojë shitjen e fotove të tij, por Mannion ka refuzuar.

Sipas padisë, Mannion “shfaq në mënyrë të dukshme një fotografi të Jay-Z” në faqen kryesore të internetit të tij, ndërsa ai shet gjithashtu bluza të ashtuquajtura “Fame Wall”, të cilat “shfaqin emrin e Jay-Z mbi artistët e tjerë të njohur që Mannion ka fotografuar”.

Padia ngre dy kërkesa për  Mannion, një në shkelje të një Kodi Civil të Kalifornisë për gjoja “përvetësim dhe përdorim për qëllime tregtare të emrit, ngjashmërisë, identitetit dhe personit të Jay-Z” pa leje.  Dhe një tjetër për shkeljen e ligjit të zakonshëm të Kalifornisë në lidhje me të drejtat e publicitetit.

icon style