Grupi i Alibeajt ka përzgjedhur dhe dy emra të rinj kandidatësh për zgjedhjet e 14 majit për pushtetin lokal

Njoftimi:

Grupi i Alibeajt ka përzgjedhur dhe dy emra të rinj kandidatësh për zgjedhjet e 14 majit për pushtetin lokal.  Bëhet fjalë për Vaun e Dejës dhe Patosin që do të jetë në garë me dy zonja të nderuara.

Partia Demokratike ka prezantuar sot një tjetër grua për garën e 14 majit për pushtetin lokal.

Klomentina Drini është kandidatja që do të përfaqësojë PD në zgjedhjet vendore te 14 majit. Ajo ka lindur dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën në Vaun e Dejës. Zonja Drini është pasardhëse e një familje të nderuar dhe që është persekutuar gjatë nga regjimi komunist.

Kandidatja e PD për zgjedhjet e 14 majit është gjithashtu një emër i njohur për arritjet e saj ne karrierën personale. Ajo ka përfunduar studimet e larta në degën e informatikës ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes. Gjatë viteve të fundit zonja Drini ka qenë ne pozicione të larta drejtimi në fushen e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale. Angazhimi i saj është vlerësuar edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare duke përfshirë dhe punën e admirueshme që ka bërë për komunitetin e zonës. Klomentina Drini do të përcjellë me kandidimin e saj vlerat e qytetarisë, angazhimin serioz dhe ndihmën e pakursyer për bashkëqytetarët.

Zbulohet emri i PD për Patosin. Mësuesja Pranvera Rizai hyn në garë për të sjellë ndryshimin në bashki.

Mësuesja Pranvera Rizai do të jetë kandidatja e PD për bashkinë e Patosit. Zonja Rizai rrjedh nga një familje e nderuar dhe e persekutuar gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ajo mban postin e kryetares së LDG të Patosit. Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak.Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh zonja Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe  së fundmi si mësuese pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos. Ajo është e martuar dhe nënë e dy djemve.

Pranvera Rizai do të jetë kështu një alternativë e duhur për Patosin që ka kaq shumë nevojë për ndryshim rrënjësor. Ndryshim që do të vijë nga njerëz si Pranvera, anëtarë të nderuar të komunitetit, me vlera dhe kontribute në ndihmë të njerëzve dhe zonës të cilën do ta drejtojnë me përkushtim.