KQZ ka miratuar sot rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për Durrësin dhe Tiranën.

Erion Veliaj fitoi me rreth 60 mijë vota më shumë ndaj Belind Këlliçit të “Bashkë fitojmë” duke siguruar mandatin e tretë në krye të bashkisë më të madhe në vend.

Erion Veliaj mori 158,856 vota ndersa Belind Këlliçi 100,425 vota.

Sakaq në Durrës, Emiriana Sako mundi Igli Carën e “Bashkë Fitojmë” me nje diferencë të theksuar votash.

Emirjana Sako mori 48,512 vota, Igli Cara mori 38,784 vota. Sako fitoi ndaj kandidatit të “BF” me 10 mijë vota më shumë.