Partia Socialiste nuk do ta zhvillojë Kongresin në 29 janar sikur ishte planifikuar.

Kongresi i partisë është shtyrë nga Kryesia për në muajin mars për shkak të datës së zgjedhjeve të dekretuar nga kreu i shtetit, 6 mars. Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes ka folur për mediat lidhur me nismën qeveritare Këshillimi Kombëtar.

“Për këtë çështje dhe për Këshillimin Kombëtar që është iniciuar publikisht. Ka filluar të mbërrijnë pyetësorët në shtëpi dhe njëkohësisht përmes kanalit dixhital, smartfonit kompjyuterit të marrim pjesë në këtë këshillim. Është diçka e lirë dhe e thjeshtë, një këshillim për disa çështje, që ne nuk na mungojnë kartonat, por të marrim një opinion qytetarësh përtej llogoreve. Lidhur me çështje që prekin drejtpërdrejtë familjet shqiptare, aspektet të ndrushme si ekonomia drejtësia” – tha Rama.

Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar:
1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetën” e dekriminalizmit.
2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi.
3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit.
4- Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.
5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.
6 – Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.