Falenderimi i parë i takon demokratëve lezhiane që na presin sot ne shtëpinë e tyre. Ndodhemi në një situatë që askush nuk e ka dëshiruar. Kemi patur situata të vështira, disa të imponuara nga diktatura dhe nga veglat e diktaturës që nuk u shkërmoqën, dhe disa edhe nga gabimet tona. Demokratët i karakterizon aftësia për të menduar me kokën e tyre dhe jo me kokën e idhullit të rremë. Aftësia për të marrë vendime. Nuk na rrëzojnë dot sa herë mendojnë se na kanë rrëzuar. Ne nuk jemi bashkë rastësisht, as për hir të privilegjeve që kanë ndarë paraardhësit tanë. Ne jemi bashkë sepse kemi lindur si familje politike me shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Pse është emigracioni plaga që po na gërryen? Sepse vendi sot nuk qeveriset por sundohet si në diktaturë. Shkopi i ligjit bie mbi kokat e të varfërve. Po padrejtësisht qëndron si mburojë mbi kokat e politikanëve të korruptuar. Dje, për të mbuluar krimet e kryera, sa herë bënin krime dhe vrisnin pa gjyq, sa herë shkonte frika në palcë, thonin ccfarë thotë populli bën partia, ccfarë bën partia thotë populli. Sot thotë Konsultim Kombëtar. Pasi ka varfëruar, vjedhur si askush. Pasi ka nxjerrë jashtë institucionet, njerëzit, duke e mbushur me hajna dhe kriminelë institucionet, tani Edi Rama na sjell formular duke na pyetur “a duhen mbeshtetur gratë me 3 fëmijë”, ndërkohë te 5 Maji i merr zvarrë. Na pyet a duhet legalizuar kanabisi, ndërkohë që zgjedhjet i vjedh bashke me krimin. Ai është një i vdekur i pakallur.