Në përfundim të zgjedhjeve për sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatin, ka pësuar ndryshime edhe kryesia e PD-së.

Sipas statutit të kësaj force politike, anëtari i kryesisë nuk duhet të ketë detyra të tjera në parti.

Dy javë më parë, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi dhe Ervin Minarolli kishin fituar një vend në kryesinë e PD-së, por pasi u zgjodhën në postet drejtuese të partisë, kryesia tashmë ka pësuar ndryshime.

Në vend të tyre, një post në kryesinë e partisë tashmë e kanë fituar kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia. Genc Deromemaj, zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo dhe deputetja e Korçës, Sorina Koti.

Ikin si anëtarë kryesie

Flamur Noka sekretar i përgjithshëm

Oerd Bylykbashi, nënkryetar

Ervin Minarolli, sekretar për organizimin

Luciano Boci, nënkryetar

Vijnë si anëtarë kryesie

Bardh Spahia

Floriana Garo

Sorina Koti

Genc Deromemaj

Njoftimi i plotë:

Pas votimit për Organet Drejtuese të PDSH më datë 3.6.2022, bazuar në Statutin e PDSH të ndryshuar në Kuvendin Kombëtar të datës 30 prill 2022, ekipi i ri drejtues i Partisë Demokratike është si më poshtë vijon:

• SALI BERISHA – Kryetar i Partisë Demokratike

• Luciano Boçi Nënkryetar i PD
• Oerd Bylykbashi Nënkryetar i PD

Flamur Noka Sekretar i Përgjithshëm
• Ervin Minarolli Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore
• Ivi Kaso Sekretar për Cështjet Ligjore dhe Zgjedhore
• Ledina Mandia Sekretar për Transparencën, Luftën kundër
Korrupsionit dhe Kthimin e Pronave
• Edmond Spaho Sekretar për Integrimin Europian
• Bisilim Ahmetaj Sekretar për të Drejtat e Njeriut
• Lorenc Luka Sekretar për Integrimin e të Përndjekurve Politikë
• Jola Hysaj Sekretar për Marrëdheniet me Publikun
• Indrit Hoxha Sekretar për Emigracionin Diasporën dhe

Organizimin e PD jashtë vendit
• Ylli Asllani Sekretar për Pushtetin vendor
• Megi Balliu Sekretar për Organizatat Partnere

KRYESIA E PARTISË DEMOKRATIKE
1. Agron Shehaj
2. Aldo Bumçi
3. Arben Ristani
4. Bardh Spahia
5. Belind Këlliçi
6. Edith Harxhi
7. Eleina Qirici
8. Enno Bozdo
9. Fatbardha Kadiu
10. Floriana Garo
11. Florion Mima
12. Genc Deromemaj
13. Gent Strazimiri
14. Grigels Muçollari
15. Ina Zhupa
16. Jozefina Topalli
17. Keltis Kruja
18. Luan BaçI
19. Mimoza Hajdarmataj
20. Sorina Koti

Albana Vokshi – Kryetare e LDGSH

KOMISIONI APELIT
• Adriana Kalaja Kryetare
• Elton Bano Anëtar
• Anxhela Malko Anëtar
• Ledio Nura Anëtar
• Gledis Cela Anëtar

Kështu përmbyllet procesi zgjedhor më demokratik, më transparent, më me integritet e më i besueshëm në një parti politike në Shqipëri. Një triumf i demokracisë dhe votës së lirë. Rikthimi te vota është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për ta cuar PD drejt fitores