Juristi Erion Murataj këtë të enjte i ftuar në studion e ABC-së së Mëngjesit, ka komentuar procesin zgjedhor në Kosovë dhe është shprehur se kandidatura e tij do i japë frymë ndryshimi politikës.

Murataj ka theksuar se është koha që rinia të ngrejë zërin dhe të rrëzojë regjimin politik që është krijuar në këto 30 vite në vendin tonë, njëlloj si prindërit që rrëzuar në ’90 diktaturën.

Sipas tij zgjedhjet në Kosovë janë një model që duhet ndjekur dhe nga rinia shqiptare në këtë proces zgjedhor.

“Ne kemi vuajtur një diktaturë që nuk ka qenë drejt konotacionit siç ka qenë ajo e drejtimit në Kosovë, por të rinjtë e asaj kohë që ishin prindërit tonë rrëzuan diktaturën s’ka pse ne të mos e mendojmë se do të rrëzojmë këtë regjim. Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë.

Problemi i vjedhjes së votave,unë di tu them se dëshmorët nuk kanë vend dhe kohë. Unë qëllim kryesor kam që të mos  vidhen votat. Kushdo që do te besojnë të rinjve vota e tyre nuk do të preket, një gjë e tillë është dëshmuar së fundmi dhe në Kosovë, ka shpresë dhe në Shqipëri”, ka thënë ai.

(Videon e plotë të intervistës mund ta gjeni në Youtube në kanalin e ABC News Albania).

abcnews.al