Tre persona vdiqën në provinca të ndryshme të Turqisë në qendrat e votimit, sipas mediave të vendit. Në Rize, zona e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Şeref Kurt, një komisioner zgjedhor 64-vjeçar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, humbi jetën në një qendër votimit.
Qytetarët ishin të parët që u përpoqën ta ndihmonin para mbërritjes së mjekëve, por ai nuk arriti të mbijetonte. Në provincën e Trabzonit, afër Rizes, 75-vjeçari Aysel Ulousoy humbi jetën si pasojë e atakut kardiak.
Në provincën e Kerasounda-s, po në Pontus, një votuesi 85-vjeçar ka humbur jetën gjithashtu si pasojë e një ataku kardiak. Sigurisht, shumica e votuesve janë të rinj, bazuar në të dhënat demografike në shtetin fqinj. Vlerësohet se rreth 5 milionë votues votojnë të dielën për herë të pare.
Zgjedhjet në të gjithë vendin po zhvillohen pa incidente të mëdha, por ka disa probleme. Në juglindje, në provincën e Sanliurfa, shpërtheu një përleshje masive midis anëtarëve të dy klaneve lokale.
Arsyeja ishin pikëpamjet e ndryshme politike. Sherri verbal ka përshkallëzuar shpejt në një përplasje fizike me votuesit duke përdorur gurë dhe shkopinj. Nuk ka të lënduar të rëndë, por vetëm dëmtime të automjeteve.
Në një nga qendrat e votimit, ka shpërthyer një sherr mes dy mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm për president. Në provincën veriperëndimore të Kocaelit, në hyrje të një qendre votimi ndodhi një sherr pas një përplasje mes njerëzve që po prisnin në radhë për të votuar.