Blerja e një Ferrari nuk varet vetëm nga mundësia ekonomike për të përballuar një ose disa prej makinave luksoze. Kardashians i janë shtuar “listës së zezë” së Ferrarit, pra atyre u ndalohet të blejnë një automjet të tillë për gjithë jetën e tyre.

Prodhuesi italian i automobilave luksoz pretendon se rezervon akses për të gjithë të famshmit por ka disa rregulla që nuk mund të shkelen. Prodhuesi italian i automobilave ka mundësinë e kufizimit të aksesit në modelet e tij më premium.

Të famshëm si Justin Bieber dhe Floyd Mayëeather nuk do të kenë kurrë një Ferrari, ashtu si dhe Kardashians.

Një nga rregullat e Ferrarit, të cilit Justin Bieber nuk iu bind, ishte që pronarët nuk mund të personalizojnë pjesën e jashtme të automjeteve të tyre sipas dëshirës. Sikur të mos mjaftonte kjo, Bieber nxori në ankand edhe makinën e tij pasi e rilyu me një ngjyrë tjetër. Ferrari tani i ka ndalur çdo marrëveshje të mëtejshme me Justin Bieber.

Makinat dhe shpejtësia janë dy gjërat e preferuara të Justin Bieber. Vetëm se pasioni i tij për makinat luksoze tani do të duhet të kanalizohet në diçka tjetër./M.K/dritare.net