Të gjithë ne përdorim një orë inteligjente me hapamatës, por a e dimë saktësisht se sa hapa duhet të bëjmë për të përfituar pamje dhe veçanërisht shëndetin tonë?
Mund të kemi lexuar se “numri i artë” është 10 mijë në ditë, por kjo nuk është aq e lehtë, sidomos nëse kemi një orar të ngjeshur ditor.
Megjithatë, një studim i ri, i botuar në revistën ” JAMA Network in Nutrition, Obesity, and Exercise “, sugjeron një qëllim më real: Ai arriti në përfundimin se ndërmarrja e 7000 hapave në ditë redukton rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe hap rrugën për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë.
Shkencëtarët, nga Universiteti i Massachusetts, kryen një studim afatgjatë mbi 2,110 njerëz, burra dhe gra me një moshë mesatare rreth 45 vjeç , nga 2005 deri në 2018 . Deri në fund të tij, 3% e pjesëmarrësve kishin vdekur. Ekspertët vunë re se ata që bënin rreth 7000 hapa në ditë kishin një rrezik 50-70% më të ulët të vdekjes së parakohshme sesa ata që nuk ecnin shumë. Ritmi i hapave nuk dukej se ishte i lidhur veçanërisht me gjendjen shëndetësore të pjesëmarrësve – vetëm me numrin e tyre.
Por njerëzit që bënin më shumë se 10,000 hapa në ditë nuk u pa të gëzonin ndonjë përfitim shtesë për sa i përket jetëgjatësisë. Pra, sa më shumë të ecim çdo ditë, aq më mirë, por nuk ka arsye për të “tepruar”, të paktën nëse jemi në të ashtuquajturën moshë të mesme.