Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të PD, Prrenjas, ku fitues është shpallur Arjan Karriqi. Ai ka marrë 165 vota kundrejt kandidatit Ardian Leka, i cili mori vetëm 95 vota. 

Karriqi ka disa vite që mban postin e kryetarit të degës së PD, Prrenjas. Komisioni i Rithemelimit zhvilloi sot zgjedhjet për kryetar në 6 degë në Berat, Librazhd, Prrenjas e Tiranë.

Ndërsa më herët deputeti Belind Këlliçi u shpreh se nga ky proces nuk është përjashtuar askush dhe se ka për qëllim bashkimin e demokratëve.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD Prrenjas.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Prrenjas u shpall z. Arjan Karriqi me 61% të votave. Vijon procesi i votimit dhe numërimit në degët e tjera vijon.