Home Uncategorized ZGJIDHJA MUND TË VIJË MË 6 JANAR

ZGJIDHJA MUND TË VIJË MË 6 JANAR

14

NGA:ASTRIT PATOZI

Më pëlqen shumë ky propozimi i “foltores” në trajtë ultimatumi për deputetin Lulzim Basha. Që do të thotë, me pak fjalë, armëpushim i plotë deri më 5 janar, derisa ta hanë të gjithë gjelin rehat, si lojtarët e skuadrave ndërluftuese, ashtu edhe tifozët e palëve.

Pastaj, me të parë e më të bërë… Nëse nuk do të ketë reflektim nga mbrojtësit e vulës, siç janë të gjitha gjasat të ndodhë, të vetmen zgjidhje kanë që më 6 janar ta hedhin logon e PD në Lanë dhe pastaj ta gëzojë ai që do ta kapë i pari. Se i qëllon të jetë tamam dita e Ujit të Bekuar.