Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë paraditen e kësaj të mërkure himnin zyrtar të protestës së 7 korrikut, e cila do të mbahet në Tiranë në orën 19.00. Pritet që tubimit të parë të opozitës me në krye Berishën t’i bashkohen qytetarë nga gjithë vendi.
“Tre fjalë: U bo m*t”, kështu hapet kënga e kënduar nga artistët Renis Gjoka dhe Big Basta. Teksti është i shoqëruar gjithë kohën me pamje nga ngjarje kriminale që kanë ndodhur në vend, takime të kryeministrit Edi Rama me presidentin serb Vuçiç, etj.

