Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili thotë se rritja e normës së interesit nga banda qëndrore europiane është një alarm i kuq për ekonominë shqiptare.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili shkruan se rritja e parë do të pasohet edhe me dy rritje të tjera, duke e konsideruar këtë lajm të rëndë për ekonominë shqiptare.

Sipas Vasilit, buxheti i Shqipërisë pëson goditje të rëndë për shkak të nivelit të borxhit. Ai shton se përballë kësaj krize qeveria hesht dhe vazhdon me cinizëm rrugën e saj të hedhjes së barrës së krizës mbi njerëzit e thjeshtë.

“Ju hodhi krizen e çmimeve, sic ju hodhi borxhin prej 106.5%, siç ju hodhi miliarda euro koncesione hajdute pa asnje impakt pozitiv as ne ekonomi as ne sherbime dhe tani do tu hedhe edhe pagesen e rritur te interesave te borxhit.

Duhet te zgjohen te gjithe: qytetaret, mediat,eksperte e specialiste ekonomie, OJF-te, opozita politike sepse ekonomia shqiptare po shkon drejt gremines, qe i rrënon te gjithe!!|, shkruan ai.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit

Zgjohuni, Ekonomia ne rrezik‼️

Rritja e normes se interesit nga Banka Qendrore Europiane eshte nje alarm i kuq per ekonomine shqiptare tashme te tronditir rende!

Banka Qëndrore Evropiane vendosi te rrisë normen baze te interesit me 0.25%.

Kjo rritje e ka cuar normen baze te interesit ne nivelin e 0.5 % dhe eshte rritja e pare pas 11 vitesh.

Kjo eshte vetem rritja e pare, qe do te pasohet te pakten me dy rritje te tjera te njepasnjeshme, ku rritja e dyte e radhes do te jete ne shtator.

Per Shqiperine keto jane lajme teper te renda, pasi ajo eshte dukshem ne nje moment Stagflacioni, ku ka nje ekonomi ne stanjacion dhe nje inflacion ne rritje.

🔸️Me kete ekonomi te frenuar, 🔸️me nje borxh 106.5%, 🔸️pa investime te huaja direkte te rendesishme, 🔸️me nje klime bisnesi nga me te keqiat, 🔸️me  korrupsionin nga me te lartet ne bote, 🔸️me nje nivel kritik te pastrimit te parave te pista dhe 🔸️me nje emigracion galopant,

natyrshem alarmi ne nje ekonomi kaq te dobet eshte shume i larte!

Buxheti i Shqiperise realisht peson pra nje tjeter goditje te rende sepse:

1️⃣  Shqiperia ka nje borxh, qe ka arritur ne nivelin shume dramatik te 106.5%

2️⃣  Sot Shqiperia financohet ne nje % shume te rendesishme me borxh ne monedhen Euro.

3️⃣  Te mos harrojme vetem ne 2021 Qeveria mori nje borxh 700 ml euro eurobond.

4️⃣  Pra interesat, qe ne do te paguajme per borxhet e qeverise do te jene akoma me te shtrenjta.

5️⃣  Vetem ne buxhetin e vitit 2022 do te paguhen 53 milione dollare interesa.

6️⃣  Vitin tjeter kjo pagese e interesit do te jete dhe me e larte, sepse borxhi ne Euro eshte shume i larte,

7️⃣  Por dhe borxhi ne monedhen vendase do te jete me i shtrenjte sepse dhe Banka e Shqiperise e ka rritur normen baze nga 0.5% ne 1%, pra dyfishin.

Pra edhe nje pjese edhe e asaj rritje te vogel ekonomike, qe do te realizohet, do te shkoje per te paguar interesat e rritura te borxhit shume te larte dhe jo per zhvillimin ekonomik

Eshte shume e qarte, qe per bisnesin shqiptar, qe ka nevoje te kreditohet normat e interesit do te jene me te larta pra jo atraktive.

Po keshtu do te jete edhe per qytetaret qe marrin kredi per te blere shtepi apo per blerje te tjera.

Perballe kesaj situate kritike qeveria hesht dhe vazhdon me cinizem ne rrugen e saj te hedhjes se barres se krizes mbi njerezit e thjeshte.

🔹️Ju hodhi krizen e çmimeve, 🔹️sic ju hodhi borxhin prej 106.5%, 🔹️siç ju hodhi miliarda euro koncesione hajdute pa asnje impakt pozitiv as ne ekonomi as ne sherbime dhe tani 🔹️do tu hedhe edhe pagesen e rritur te interesave te borxhit.

Duhet te zgjohen te gjithe: qytetaret, mediat,eksperte e specialiste ekonomie, OJF-te, opozita politike sepse ekonomia shqiptare po shkon drejt gremines, qe i rrënon te gjithe!!