Home ELBASANI SOT VIDEO/ “ZHGËNJEN” PANAIRI INDUSTRIAL NË ELBASAN

VIDEO/ “ZHGËNJEN” PANAIRI INDUSTRIAL NË ELBASAN

79

Vetëm 30 biznese pjesmarrëse

Karahasuar me vitete e mëparshëm duket se këtë vit nuk ka ndryshuar vetëm vendi i organizimit të panairit por gjithashtu edhe numri i bizneseve pjesmarrëse pasi këtë vit numri i tyre nuk është as sa gjysma e viteve të kalura.

Pjesa më e madhe e atyre që marrin pjesë këtë vit e kanë për herë të parë. Ata thonë se fakti që panairi organizohet jashtë dhe në temperature të ulta do të ndikojë edhe tek numri i vizitorëve.

Edhe pse kaloi mesdita numri i atyre që e vizituan panairin ishte shumë i vogël. Ata që shfaqën interes ishin kryesisht të moshuarit.

Panairi industrial i organizuar në kuadër të festimeve të ditës së Verës ka qenë vazhdimisht një aktivitet që ka sjellë në Elbasan vizitorë dhe biznese nga e gjithë shqipëria por duket se kjo traditë është drejtë shkrirjes të paktën referuar edicionit të 23-të .