Në puntatën e djeshme në “Për’puthen” u transmetua takimi i parë i vajzës së re, Sara me Atdheun. Takimi i tyre ishte shumë ndryshe nga takimet që kemi parë deri tani.

Edhe pse ishte takimi i parë, ata nuk e patën aspak problem që të ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin e madje edhe të putheshin.

Në një moment, Atdheu kërkoi të shikonte tatuazhin në shpinën e Sarës dhe i çoi bluzën. E kur nisën që të komentonin këtë takim, Antonela e cilësoi si “film pornografik”.

Zhveshje e puthje në takimin e Sarës me Atdheun, Antonela: Si film

“M’u duk si film pornografik. Ky i çoi këmbët, ajo tjetra i nxori sutjenat, nuk e di”, tha konkurrentja.

Atdheu u përgjigj që i pëlqeu Sara dhe se ishte pak e vështirë ta zbërtheje, Antonela vazhdoi: “Po e pamë, shumë vështirë”.

expres