Synimi indentifikimi dhe rritja e numrit të nxënësve

Në kuadër të procesit të identifikimit dhe regjistrimit të fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor u zhvillua sot pranë ambienteve të Prekturës Elbasan, mbledhja e dytë me përfaqësues nga të gjitha bashkitë dhe ZVA e qarkut Elbasan a si edhe me përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policise.

Gjatë mbledhjes u paraqit një përmbledhje e plotë e ecurisë së regjistrimit duke nxjerrë numrin total të fëmijëve të cilët kanë mbushur moshën e detyrimit shkollor, numrin faktik e nxënësve të regjistruar si edhe motivet dhe arsyet që kanë sjellë mos regjistrimin e nxënësve të tjerë ku kryesisht prevalon arsyeja e lëvizjes së këtyre familjeve jashtë vendit apo në qarqe të tjera të Shqipërisë.

Gjithashtu në mbledhje  u diskutuan dhe propozuan zgjidhje për çështje të tjera të rëndësishme si respektimi i masave anti covid në të gjitha njësitë administrative, regjistrimi online përmes e-albania si edhe një hartëzim i azhornuar i të gjitha shkollave me zonat përkatëse.