Rusia ka dërguar 3 avionë bombardues TU-22M3 në bazën ajrore të Khmeimim në Latakia të Sirisë. Pamjet janë publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë duke theksuar se gjithçka po bëhet në kuadër të një stërvitjeje në Mesdhe.

Kjo është hera e parë që avionë të këtij kalibri dërgohen për të qendruar në Siri, ç’ka lexohet nga mediat botërore si një përshkallëzim i ri i situatës në rajonin ku momentalisht ndodhën edhe forca të tjera ushtarake, siç janë ato amerikane për shembull.

Këta të fundit ndodhen disa dhjetra kilometra më në perëndim, pikërisht në gjirin e Soudas në Kretë të Greqisë.

Më herët, avionë të tillë kishin bërë bombardime kundër rebelëve anti-Asad në Siri, por ishin nisur nga bazat ruse dhe pas misionit ishin kthyer sërish atje.