Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Shtiqen të Kukësit, aty ku dyshohet se është djegur një stallë me bagëti.

Sipas burimeve, stalla me bagëti është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, ndërkohë zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për të vënën nën kontroll flakët.

Rikujtojme se zona e Kukesit ishte nje nga me problematiket teksa vendi yne u perball me nje situate te veshtire me zjarret gjate stines se veres.