Një vatër zjarri ka nisur ditën e sotme në qarkun e Fierit, konkretisht në varrezat e qytetit.

Më pas flakët janë përhapur nga varrezat në pyllin e Peshtanit, aty ku ndodhen dhe disa antena televizioni dhe telefoni të cilat rrezikojnë të digjen.

Banorët e zonës me mjete rrethanore përpiqen të shuajnë flakët, ndërsa në vendngjarje është vetëm një zjarrfikëse që e ka të pamundur të marrë nën kontroll situatën.fax