Një sipërfaqe e pyllëzuar në Vlorë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mbrëmjes. Policia thotë se zjarri ka kapluar një sipërfaqe të madhe, por deri tani fatmirësisht nuk raportohet për pasoja në jetë njerëzish. Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “24 Maji”, në afërsi të ish stacionit të mallrave, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe e pyllëzuar. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.