Ministria e Mbrojtjes përditësoi sot situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se vazhdon beteja me flakët në disa qarqe të vendi, por situata e zjarreve është më e qetë.
Duke informuar për situata aktuale e vatrave të zjarrit në Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes njofton se në qarkun Lezhë zjarri është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët.
“Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve efektive nga toka, megjithate situata momentalisht nuk është problematike, nuk ka rrezik për zonë të banuar dhe për tunelin e Kalimashit. FA dhe zjarrfikësit lokalë po punojnë në terren. Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Ditën e sotme situata paraqitet më e qetë duke mos rrezikuar banesat pranë vatrave. Ka vijuar puna për normalizimin e situatës nga FA dhe zjarrfikësit lokal. Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po mbahet ne monitorim. Bashkia Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej – Vatra e zjarrit është izoluar në masën 95%. Situata është e qetë dhe në terren po punojnë punonjësit e pushtetit vendor”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes informon se në qarkun Shkodër janë angazhuar 65 Forca Operacionale për shuarjen e zjarreve në Pukë, Fuzhë-Arrëz dhe bashkia Shkodër.
“Bashkia Pukë, Fushë Kumullise, Qershizë – Janë angazhuar 40 trupa nga FA dhe 25 punonjes të pushtetit vendor. Po punohet për normalizimin e situatës, për momentin nuk paraqet rrezik. Bashkia Fuzhë-Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet – Vatra e zjarrit që ka prekur fshatin Kryezi është izoluar. Në krahun tjetër po punohet nga 40 FA dhe 25 forca bashkiake. Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Vatra aktualisht është izoluar pasi forcat tokësore kanë krijuar breza ndarës. Sitata po mbahet nën kontroll dhe po punohet për shuarjen përfundimtare. Në operacion janë angazhuar 30 punonjës nga njësia administrative Postribë”, thuhet në njoftim.
Në qarkun Kukës u angazhua helikopteri holandez për shuarjen e zjarrit në Majën e Rrunës
“Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Zjarri është aktiv prej 15 ditësh dhe është në drejtim të fshatit Shëmri. Për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez. Trupat e FA, punonjes te pushteti vendor dhe vullnetare po punojnë ne terren. Bashkia Has, njësia administrative Golaj, vatra ne fshatin Nikoliq është shuar”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Ndërsa në qarkun Elbasan është shmangur rreziku për parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
“Bashkia Prrenjas, Mali i Rrajcës – Vatra e zjarrit ndodhet në pjesën lindore të fshatit Skënderbej. Është shmangur rreziku për parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Situata është nën kontroll dhe aktualisht ne terren po punojnë zjarrfikësit e Përrenjasit”, njofton MB.
Gjithashtu në qarkun Dibër situata paraqitet e qetë në Qafë Murrë, Kacni, si dhe është shuar zjarri në fshatin Allkomemaj të Memaliajt
“Bashkia Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kacni – Ditën e sotme situata paraqitet më e qetë, stukturat e pushtetit vendor po punojnë për shuarjen përfundimtare. Qarku Gjirokastër, Bashkia Memaliaj, njësia administrative Krahës, zjarri ne fshatin Allkomemaj është shuar”, thuhet në njoftim. /j.p/