Pas një beteje tepër të vështirë me flakët si pasojë e materialeve që gjendeshin brenda magazinave, zjarrfikësit kanë mundur që të gjejnë trupin e 32-vjeçarit Arjan Sala.

Nga pamjet e siguruara, shihen se si të pajisura me bombula oksigjeni, veshje termike, ndriçim, zjarrfikësit kanë dërguar tubat e ujit deri në vatrën e zjarrit për të luftuar me flakët, pavarësisht vështirësive tepër të mëdha dhe për jetën e tyre.

Që me marrjen e telefonatës, efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por materialet që janë djegur janë brenda magazinës janë me lëndë shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Top Channel