Një zjarr me përmasa të mëdha rrezikoi sot pasdite puntorë e fabrikës së plasmasit në ish metalurgjik si dhe bizneset që operojnë aty pranë.
Kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit njëkohësisht antari I komisionit të emergjencave civile Erion Murataj i njoftuar për zjarrin mbërriti menjëherë në vendngjarje. Si një person i trajnuar në fushën e MZSH Murataj e vlerësoi situatën si shumë të rrezikshme dhe që kërkonte ndërhyrje urgjente.
Përmes një videomesazh Murataj iu drejtua Drejtorit të përgjithshëm të MZSH Arben Cara që të merrnin masa për të vepruar shpejt.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i z.Cara i cili iu përgjigj në kohë rekord thirrjes së Muratajt duke mbërritur edhe vetë në vendngjarje.
Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës situata u vu nën kontroll.
Erion Murataj falenderoi shërbim zjarrfikës për punën heroike të bërë.