Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QSUT 57-vjeçari Besnik Bojaku, i icli mbeti i lënduar si paojë e zjarrit të rënë në fabrikën e tullave në Maminas. Policia e Shijakut ka arrestuar drejtuesin teknik të fabrikës si përgjegjës për mos respektimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Materialet i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç,  banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga  zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë.