Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, tha se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë në një dhomë teknike dhe dëmet janë të vogla. Sipas saj, pacientët janë transferuar brenda spitalit.
“Ka qenë një efekt në një dhomë teknike. Gjithë grupi teknik ka nën kontroll çdo lloj elementi.
Është një dëm i kufizuar vetëm në një dhomë teknike”, tha ajo.
E pyetur nëse ka probleme në dhomën e imazherisë, drejtoresha Fico konfirmoi: “Absolutisht jo!” Ajo tha më tej edhe ky spital ka planin e vet emergjent dhe sot u testua me sukses.
“Spitali qendror trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masa përfshirë edhe reanimacionin.
Pacientët i kemi lëvizur brenda QSUT-së. Në kuadër të emergjencave, QSUT ka planin e emergjencës, mbase nuk deshëm ta testonim sot, por u testua me sukses”, shtoi ajo.