Në ambientet e shkollës “Luigj Gurakuqi” është zhvilluar takimi me nxënësit,prindërit dhe mësuesit në kuadër të fushatave sensibilizuese me sloganin ‘TA NDËRTOJMË JETËN,IDENTITETIN DHE SHOQËRINË TONË PA DROGA”.

Qëllimi i fushatës ishte ndërgjegjsimi dhe informimi i të rinjëve për efektet negative që sjell përdorimi i tyre.Takimi i iniciuar nga Prefekti i Qarkut Elbasan nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit kishte të pranishëm gjithashtu Ministria e Arsimit, Drejtoreshën e DAP, psikologë dhe zv.drejtori i DVP Elbasan të cilët kanë theksuar njëzëri se duhet më tepër vëmendje ndaj nxënësve e aktorët të bëjnë më shumë sesa detyrën,me qëllim që këto fenomene të mos depërtojnë në ambientet shkollore.

Në fjalën e tij zv.drejtori për rendin dhe sigurinë publike në DVP, z.Alban Nushi ka shprehur se : “Unë besoj se lufta kundër drogës,alkolit e duhanit është një luftë që së pari fitohet në mendje para se të fitohet në rrugë…..


Nëpërmjet edukimit,ndërgjegjsimit dhe parandalimit të varësisë jo vetëm që mundtë ndalojmë të rinjtë të bëhen viktima të sjelljes pro drogës,por gjithashtu mund t’i ndihmojmë ata që janë tashmë viktima të përdorimit, të kërkojnë ndihmë për mbështetjen e nevojshme trajnuese…” u shpreh z.Nushi.