Danimarkës për të dërguar transportues të blinduar të prodhimit zviceran në Ukrainë, duke i kujtuar këtij vendi politikën e saj të neutralitetit për të mos furnizuar me armë zonat e konfliktit, sipas televizionit zviceran SRF.

Zvicra neutrale kërkon që shtetet e huaja që blejnë armë zvicerane të kërkojnë leje për t’i eksportuar ato.

Reuters vëren se në prill Zvicra vuri veton ndaj eksportit të municioneve të prodhimit zviceran të përdorur në tanket kundërajrore, që Gjermania po dërgon në Ukrainë. Ajo gjithashtu ka refuzuar kërkesën e Polonisë për armë për të ndihmuar Ukrainën fqinje.