Real Madridi ka rinovuar kontratën me Fede Valverden.
Mesfushori ka bindur bordin e klubit se e meriton një kontratë të re dhe ajo tani është vazhduar deri në vitin 2027.
Përmes një njoftimi zyrtar, Los Blancos njoftuar se kanë rinovuar kontratën me lojtarin edhe për gjashtë vite të tjera.
“Real Madrid dhe Fede Valverde kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftim. Real Madridi e sheh Valverden si pjesë të rëndësishme e skuadrës së tyre.