Ben Affleck është fotografuar së fundmi duke blerë një unazë në një nga dyqanet në Calif.

Ai është parë ën shoqërinë e nënës së tij, Sam, si edhe të djalit, Samuel, shkruan “Page Six”. Kjo i ka bërë të gjithë të mendojnë se unaza është për këngëtaren dhe aktoren me famë botërore, dhe me shumë mundësi, ai mund të jetë duke u përgatitur për fejesën.

Për të parën herë, Affleck i ka propozuar Lopezit në Nëntor të vitit 2002 me një uazë që thuhet s ei ka kushtuar plot 2,5 milionë dollarë.

Në atë kohë, çifti vendosi ta shtyjë dasmën e planifikuar për në vitin 2003, duke fajësuar “vëmendjen e tepërt të mediave” në një deklaratë si shkakun e ndarjes. Çifti i dha fund fejesës një vit më vonë.

Lopez dhe Affleck u rikthyen bashkë në prill të këtij viti, vetëm një muaj pasi ajo i dha fund lidhjes 4-vjeçare me Alex Rodriguez. Tani gjërat mes tyre janë bërë sërish serioze dhe Ben është parë shpesh me familjen e Lopez.