Festivali Sunny Hill këtë vit do të mbahet në Tiranë. Lajmi është konfimruar nga organizatorët e festivalit, të cilët bëjnë me dije se festivali nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet në Kosovë që lidhen me lejet për lokacionin e caktuar.
Sipas tyre, ata që tashmë i kanë blerë biletat, nëse nuk kanë mundësi të marrin pjesë gjatë ditëve të festivalit në Tiranë, do t’u rimbursohen biletat.
Kujtojmë se një nga organizatorët e këtij eventi është edhe Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipa.
Më herët edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi se “Sunny Hill Festival” do të zhvillohet në muajin gusht në kryeqytetin shqiptar.
“Të njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme!
Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.
Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)
Tiranë, ja ku po vijmë”, informojnë organizatorët