Para pak minutash u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme për zgjedhjen e Presidentin e ri të FSHF-së.
Armando Duka kështu fiton edhe mandatin e 6-të rresht, ndërsa kujtojmë se mandatin e parë si President i FSHF-së ishte në vitin 2002.
Duka mori 37 vota ndërsa Starova 4, 2 vota të pavlefshme
Në garë për Kreun e FSHF-së ishte edhe Dritan Shakohoxha, me këtë të fundit që nuk u paraqit as këtë herë në Asamble.
Pas fitores Duka u shpreh: “Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës.
Do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet. Dëshiroj të lë pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për t’u përqendruar te futbolli. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”.