Shqipëria dhe Kosova nëshkruan në Kukës një marrëveshje të përbashkët operacionale bashkëpunimi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të prefektit të qarkut Zenel nga drejtori i përgjithshem i agjensisë kombëtare të mbrojtjes civile të Shqipërisë Haki Çako dhe drejtori i përgjithshëm i agjensisë se menaxhimit të emergjencave civile të Kosovës Fadil Kodra.

Pas nënshkrimit dy drejtorët u shprehen se kjo marrvëshje është një fazë e rëndësishme bashkëpunimi pas marrëveshjeve të nënshkruar në fushën e emergjencave civile në mbledhjen e fundit të dy qeverive.

Kujtojme se Kosova me forcat operacionale të saj gjatë verës së këtij viti dha një ndihmë për shurjen e zjarreve që ranë në malet në verilindje të Shqipërisë e sidomos në shuarjen e zjarrit ne tunelin e Kalimashit. Gjithashtu ekipet e kërkim – shpëtimit dhanë ndihmesë të madhe në tërmetin e 26 nëntorit 2019.