Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan, Keith Groeneveld, po jetojnë ditët më të bukura si të dashuruar. Çifti nuk janë treguar aspak të rezervuar që nga momenti që lidhja e tyre u bë publike.

Ditën e sotme Keith ka kujtuar dy takimet e para që ka realizuar me Adrianën dhe më pas këto takime u finalizuan me një histori dashurie. Futbollisti tregon se takimi tyre i parë ka qenë në një restorant dhe dikush tjetër i ka ndihmuar për të komunikuar përmes përkthimit.

 “Ekzaktësisht 1 vit më parë. Takimi ynë i parë”, shkruan Keith përkrah fotos.

Ai ka treguar se më vonë e ka ftuar aktoren për një udhëtim në mal, por ajo nuk ka pranuar. Ndërsa takimin e dytë e kanë bërë në Prizren dhe Adriana i ka treguar gjithë historinë e qytetit.

“Javën e ardhshme unë e ftova atë që të vinte me mua në male me këtë motor, por ajo nuk erdhi. Takimi i dytë, ata më treguan Prizrenin. Një ditë shumë speciale”, shkruan ai përkrah imazheve të tjera

icon style