“Ne zumë sheshin”! – Sali Berisha, dhjetor 2025

Mikrofoni

Prej fillimit të protestës qytetare shqiptarët kanë pikasur një problem të madh: mikrofonin. Në fillim në foltore dilnin individë që shfrynin dufin ndaj regjimit Rama – Berisha dhe shitjes së atdheut nga tradhëtarët me pushtet. Dalëngadalë individët e artikuluar nisën të shmangen nga podiumi, për tu zëvendësuar me hallexhinj që shprehnin halle të vogla, të përditshme, por që largonin gjithnjë e më shumë thelbin politik, pra kryengritjen ndaj politikës tradhëtare, për ta zëvendësuar me foltoren e të hënave të Berishës.

Justifikimin për këtë inflacion dhe devijim mercenarët e “mikrofonit” e justifikonin me ” epo populli ka dalë në shesh dhe ai mund të flasë si të dojë. Për rrjedhim në atë podium ka dalë edhe “popull” si ai djali që kishte 3 kërkesa bazë: të tretën për seks.

Justifikimi tjetër i “mikrofonit” ishte edhe gjoja parandalimi i protogonizmit.

Në thelb nuk është edhe aq i pasinqertë ky qëllim. Misioni i “mikrofonit” ka qenë mbetet dhe do të jetë:

  • Mbajtja e protestës pa kokë,
  • vrasja e çdo ideje, platforme, grupimi a individi që mund të marrë vëmendje a simpati popullore,
  • lodhja dhe bezdisja e protestuesve me rutinë dhe retorikë të nivelit të ulët,
  • ndryshimi i drejtimit nga kundër klasës së vjetër, kriminale, të korruptuar ( “Rama në burg Berisha në burg” ) në protestë vetëm kundër qeverisë ( “Rama në burg- Belinda në burg ),
  • me qëllimin final marrjen e protestës ( pas lodhjes, kapjes dhe ndryshimit të drejtimit të saj ) nga Berisha me oborrin e tij

Le ti marrim pak me rradhë:

Mbajtja e protestës pa kokë

Një nga vlerat unike të protestës qytetare të maj – korrikut 2026 është lindja dhe qëndresa e saj pa një organizim apo thirrje partiake. Ajo nisi dhe vazhdon si thirrje e brendëshme e një populli të shpopulluar dhe grabitur. Por shumë shpejt protestuesit dhe të tjerët në mbështetje të protestës nisën të kërkojnë organizim. Thirrja e një Kuvendi Kombëtar të dalë nga sheshi për ta forcuar dhe mbajtur gjallë atë u mirëprit nga Grupi Nismëtar ( një njëzetshe që ka organizuar deri tani dalen e popullit në shesh ). Të gjithë e miratuan…. përveç ” mikrofonit”! Në fillim ishte një i vetëm e më pas u bënë disa, por në fakt që asnjëherë nuk u bënë shumicë. Argumenti? Asnjë! Asnjë argument nuk japin të paguarit e berishajve për mbajtjen pa kokë të protestës, ndërkohë që i vetmi qëllim është ardhja e Saliut në shesh, kur këta ta kenë vrarë shpresën.

Çifti Rama & Berisha – si mitra që polli këtë krijesë tradhëtare për të akaparuar protestën

Një mbrëmje të bukur qershori, nga mikrofoni në shesh u thirr: “Policia hoqi banderolën e studentëve te Universiteti”! Populli vërshoi të mbrojë studentët dhe tek porta i njejti grup thirri: “policia ka marrë peng studentët “! Edhe kjo – rrenë!

Më pas i njejti grup thirri protestuesit të mblidhen tek Kuvendi dhe të qëllojnë me vezë. Për çudi, u ndaluan nga policia këta “heronj”. Pasi dolën, ata dhe të rinj të PD sulmuan këdo që ka ide dhe integritet në protestë:

– “Kur ne përlesheshim dhe arrestoheshim nga policia ju bënit kuvende”!

…dhe kjo strategji vazhdoi deri të enjten e kaluar, ku të njejtit “heronj”, buzagazë, ndalohen nga policia dhe pastaj dalin triumfalisht nga komisariatet dhe këtë kapital e përdorin më pas për ekskluzivitet, pra përjashtim të të tjerëve dhe kapjen e protestës nga ky grup i vogël , e përsëris, për t’ia dorëzuar në pjatë të artë “gërgasit”, domethënë sponsorve Berishaj. Nuk është rastësi që pikërisht këtë grusht mercenarësh i ka faktorizuar me “sulme” në faqen e tij edhe Edi Rama. Me shkurtësi gjykimi, meqë Rama i sulmon, këta qenkan armiqtë e tij më të rrezikshëm, ndaj duhen besuar.

Berisha’s style: nga molotovi te bytha e pulës dhe krijimi i “heronj – omëletëve” që të kapin kreun e protestës

“U gjuani me vezë e domate”! – ka kërkuar para ca muajsh Berisha për kundërshtarët politikë. Në thelb protesta qytetare pikërisht këtë ka përjashtuar: harbutërinë dhe dhunën e panevojshme. Zjarri si efekt piroteknik dhe përleshjet pa produkt me policinë thjesht forcuan frikën në popull dhe rritën represionin policor. Qytetaria , me qetësi, vendosmëri por dhe artikulim dhe tallje, prodhoi një armë vrastare për establishmentin.

Ngritja masive e popullit , thjesht me thirrje të brendëshme, theu mitin se “shqiptarët nuk ngrihen” dhe gënjeshtrën berishjane se ” Edi Ramën vetëm Sali Berisha e mund”. Prej 31 majit qytetaria ia ka marrë opozitarizmin PD-së dhe ka nxjerrë jashtë loje Sali Berishën me oborrin e tij privat. Kjo nxjerrje jashtë loje e bën të padobishëm atë edhe në garancinë që i jep Ramës për ta mbajtur nën kontroll zemërimin popullor. Për këtë arsye Berishajt e kanë çështje jetë a vdekje uzurpimin e protestës dhe rikthimin në lojë.

Nuk është, pra, rastësi, veza. Një njeri që ka përdorur dhunë në shtëpi të vet ( 8 janar 2022 ) dhe përdor zjarr e fishekzjarr thjesht për të dhënë imazhin e dhunës, gjuajtjen me vezë e ka minimumin e gjësë. Gjithësesi, siç i ka bërë me bythë gjithë gjërat e tjera, nuk kishte pse kursente edhe atë të pulës. Thjesht po profilizon protestën qytetare sipas matricës së vet, për të qenë si fillim identike në formë, identike në përmbajtje ( pas ngopjes me kuaj Troje në ballë e në bark të turmës) dhe në fund, vetvetiu, turma e dhunshme, me “omëlet – heronjtë” e fabrikuar nga Rama & Berishajt, të kërkojë vetvetiu “Bacën” në krye.

Pritet se ky dorëzim e protestës tek Berishajt do të bëjë një hop të rëndësishëm përpara të hënën, kur pleh, baltë e plot fëlliqësi të sillen tek Parlamenti. Në emër të gjoja revoltës popullore dhe “modelit francez” (të fermerëve atje në fakt ) do të prodhohet ky pisllëk e shëmti, e cila pikë së pari godet dhe largon qytetarinë që është ngritur dhe qëndron prej 2 muajsh dhe të përparojë plani “Berishaj”, për rikthim në lojë, përmes grabitjes së protestës me mercenarët e tij./Pa rrena

GEAM Sh.p.k