“Fillimisht viktimave që kryesisht ishin burra dhe gra pensioniste u kërkohej të investonin 250 euro. Sa herë që viktimat kërkonin të tërhiqnin paratë ata përdornin metoda të ndryshme deri në ngrirjen e fondeve të tyre. Grupi kriminal kohët e fundit po zgjerohej duke ndryshuar edhe vendndodhjen e call centerave”- u shpreh përfaqësuesi i SPAK.

“Nga hetimet, është zbuluar se viktimë e këtyre mashtimeve në Itali, ka pasur 220 viktima. Mendoj se viktimat arrijnë deri në 1200 persona. Është aktruar duke mashtruar këta persona. Interesi i të gjithëve është që këto para të investohen nga persona të ndershëm dhe jo nga kriminelë. Ne nuk kemi arritur të rikuperojmë para për momentin. Nëpërmjet mekanizmit të Bitcoin ishte shumë e vështirë t’i rikuperonim këto para. Paraja nuk mund të investohet kështu, por në rrugë të ligjshme”- u shpreh një prej përfaqësuesve italianë.