Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë vijuar marshimin e tyre përpara Kryeministrisë, aty ku do të mbajnë edhe fjalimet e tyre kundër politikave aktuale.
Me thirrjen “Revolucion”, protestuesit kërkojnë ndryshime në skenën politike, duke bërë thirrje për rrëzimin e klasës politike dhe anulimin e ligjit 21/2024.
Tubimi vijon të zhvillohet prej 49 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.






