Atentati i bërë mbrëmjen e djeshme në Astir ku shënjestra ishte Erigers Mihasi i cili mbeti I vdekur bashkë me shokun e tij që e shoqëronte në makinë, Armando Dumanin, ka nxjerrë në dritë detaje të reja.

Sipas informacioneve të siguruara nga Fax Web bëhet me dije se automjeti tip “Toyota” që u gjet I djegur në Thumanë, u përket autorëve të dyshuar dhe se këta të fundit e kishin vjedhur më parë në Greqi. 

Po ashtu edhe target e automjetit rezultojnë të vjedhura në Tiranë në datën 2 korrik. Mendohet se ky ka qenë një atentat i mirëorganizuar ku kanë marrë pjesë në total 6 persona, 3 prej tyre kanë qenë në makinën që u gjet e djegur dhe 3 të tjerë kanë ndjekur shënjestrën vazhdimisht në lëvizjet që ka bërë.

Më herët Fax News, publikoi detaje të plota lidhur me dinamikën e ngjarjes, ku u bë me dije se deri më tani ishin shoqëruar 15 persona të cilët janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Bie në sy fakti sesi këto makina të vjedhura mund të futen në Shqipëri dhe të mos verifikohen nga organet përkatëse në dogana. Emri i Erigers Mihasit nuk është i panjohur për drejtësinë pasi në vitin 2019 ishte liruar nga burgu dhe ishte i dyshuar për vrasjen e personazheve të tjerë të botës së krimit. Ndërsa Armando Subashi, 26 vjeç ka qenë në makinë rastësisht me të dhe si pasojë humbi jetën nga breshëria e plumbave të drejtuara nga autorët drejt automjetit tip “Audi” ku po udhëtonin të dy viktimat.