Protestuesit e parë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para godinës së Kuvendit, ku në orën 10:00 është parashikuar të zhvillohet seanca plenare.

Tubimi ishte paralajmëruar një natë më parë nga organizatorët gjatë protestës së mbajtur para Parlamentit, të cilët u bënë thirrje qytetarëve të rikthehen edhe këtë paradite për të protestuar.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur në Kuvend rreth 30 minuta përpara nisjes së seancës, për shkak të protestës së njoftuar jashtë godinës.

Protestuesit kanë nisur të grumbullohen para Parlamentit, ndërsa dëgjohen thirrje si: “Rama, jep dorëheqjen”.

GEAM Sh.p.k