Mediet italiane kanë publikuar rrëfimin e prindërve të vogëlushes shqiptare, e cila humbi jetën, duke luajtur me një lisharëse në Avezzano në Abruzzo të Italisë.

Alesia ishte duke luajtur në një lisharëse shumë pranë shtëpisë ditën tragjike, kur ajo vdiq.

Babai i Alesia Prendit kërkon që autoritete të zbardhin sa më shpejt shkakun e ngjarjes, që i mori jetën të bijës.

Babai përjashton çdo hipotezë për bullizëm mirëpo ai ka shprehur çudi nga nga gjatësia e lakut me pozicionin e trupit që prek tokën e deri tek fakti që nëna, pavarësisht se ishte afër dhe e kishte parë disa minuta më parë, nuk ka dëgjuar asgjë, as një ulërimë nga Alesia./abcnews.al/